Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Thuajse utopike! Reali dhe Ramos nuk bien dakord për kontratën
Sergio Ramos sot ka ditëlindjen dhe për të ka qarkulluar fiks sot një lajm jo shumë i gëzueshëm për tifozët e Real Madridit. Gazeta katalanase “El Mundo Deportivo” ka publikuar një artikull mbi kapitenin e "Los Blancos", duke shpjeguar imtësisht detajet e rinovimit të vështirë të tij me klubin madrilen.
Politika e “merengues” është e qartë. Për futbollistët mbi moshën 32 vjeç, rinovimet do të vlerësohen sezon pas sezoni. Ramos, kontrata e të cilit skadon në 2021, kërkon të paktën 2 vite kontratë, pra deri në 2023. Presidenti Florentino Perez nuk është dakord. Ramos fiton 12 mln euro në sezon dhe nuk do të pranonte ulje rroge.