Flash News

KRYESORE

‘Thumbat’ midis ish-ambasadorëve në emision: Edhe Universitetin e Nju Jorkut e kanë blerë turqit?

‘Thumbat’ midis ish-ambasadorëve në emision: Edhe

Në emisionin ‘Arena’, deklaratat e ish-ambasadorit shqiptar në Uashington, Fatos Tarifa, se Shqipëria duhet të afrohet me Rusinë dhe Turqinë, u pritën me dyshime nga të pranishmit e tjerë dhe një prej tyre ishte ish-ambasadori shqiptar në OKB, Agim Nesho.

Tarifa mbështeti një afrim më të madh politik midis Tiranës dhe Ankarasë dhe duke qenë se ai është gjithashtu rektor i Universitetit të Nju Jorkut, është provokuar nga kolegu Nesho, i cili e pyeti nëse është e vërtetë që edhe ky universitet është blerë nga turqit.

Agim Nesho: Kam dëgjuar më duket se turqit kanë blerë edhe Universitetin e Nju Jorkut, apo jo?

Fatos Tarifa: Unë jam rektor i atij universiteti dhe nuk e di asgjë.

Nesho: Ju nuk e dini për këtë?! Kanadezin dhe Nju Jorkun.

Tarifa: Janë llafe që qarkullojnë, por jo...

Nesho: Janë llafe? Domethenë nuk është konkretizuar akoma...

Tarifa: Mund të ishte një gjë e natyrshme në një ekonomi tregu. Por unë nuk kam dijeni.

Të fundit