Flash News

KRYESORE

Thyejnë disiplinën, Bayerni gjobit dy yjet e ekipit!

Thyejnë disiplinën, Bayerni gjobit dy yjet e ekipit!

Bayern Munchen është një klub që transmeton vlerat e Gjermanisë. Populli gjerman njihet për korrektësinë dhe disiplinën dhe këtë e kanë provuar dhe dy yjet e ekipit. Javi Martinez dhe Ivan Perisic kanë vajtur vonë në stërvitje dhe janë gjobitur.

Trajneri Niko Kovac kishte përcaktuar seancën stërvitore në orën 13:30, ndërsa Perisic shkoi 6 minuta me vonesë, ndërsa spanjolli 7 minuta me vonesë. Sjelljet të tilla nuk falen nga klubi më i titullar në Gjermani që ka një rregullore strikte dhe futbollistët e kanë pranuar.

Bild bën me dije se drejtuesit janë mbledhur menjëherë dhe mund të mendojnë dhe ndëshkime të tjera përveç gjobave për dy futbollistët. Perisic erdhi në huazim nga Inter, ndërsa Javi Martinez ka shumë vite në Gjermani.

 

Të fundit