Flash News

KRYESORE

Thyen karantinën dhe dhunon “Shqiponjat”, arrestohet 24-vjeçari në Elbasan

Thyen karantinën dhe dhunon “Shqiponjat”, arrestohet

Një i ri 24 vjeç është arestuar në Elbasan, pasi ka thyer urdhrin për shtetrrethimin dhe karantinën. Sipas informacionit zyrtar të Policisë së Elbasanit mësohet se shtetasi me inicialet M.LL., është kapur në lagjen “Vullnetari”, pranë vendit të quajtur “Ura e Zaranikës”. Ky shtetas ka qenë duke lëvizur në këmbë në momentin që është pikasur nga patrulla e policisë.

Fillimisht, siç raporton Policia e Shtetit, efektivët Blu i kanë kërkuar të riut arsyet e daljes në rrugë dhe mosbaztimit të orarit kufizues për të qëndruar në banesë. Por 24-vjeçari nuk ka dhënë arsye, thotë Policia, dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë të skuadrës “Shqiponjat”.

“Punonjësit e policisë e kanë neutralizuar dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan 24-vjeçarin M. LL. Në përfundim të veprime u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprën penale "Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshe”, thuhet ndër të tjera në njoftimine Policisë së Shtetit.

Të fundit