Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Thyen protokollin e sigurisë anti-Covid, gjobiten me 1 dhe 3 mln lekë gjobë 2 lokale në Vlorë e Sarandë
Dy lokale, një në Sarandë dhe një në Vlorë, janë gjobitur pasi thyen protokollin e sigurisë anti-COVID të MSH, duke qëndruar hapur dhe me muzikë të lartë edhe pas orës 20:00.
Përmes një njoftimi, Policia e Shtetit bën me dije se konkretisht bëhet fjalë për një lokal në qytetin e Vlorës, me administrator A.A., i cili është gjobitur me 1 milion lekë, si dhe një lokal në Sarandë, me administrator F. M., të gjobitur në vlerën 3 milionë lekë pasi kishte shkelur në mënyrë të përsëritur aktin normativ.
Njoftimi i plotë i policisë:
Policia ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë një administrator lokali dhe me 3 milionë një tjetër, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë në kundërshtim me Aktin Normativ.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar një lokal në Vlorë dhe një në Sarandë që vazhdonin të ushtronin aktivitet me muzikë pas orës 20:00, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.
Subjekti në Vlorë me administrator shtetasin A. A. është gjobitur me masë administrative 1.000.000 lekë.
Subjekti në Sarandë me administrator F. M. është gjobitur me masë administrative 3.000.000 lekë, pasi është shkelës përsëritës.
Policia e Vlorës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.