Flash News

KRYESORE

Thyen rekord, kush është 64-vjeçari me flokët më të gjata në botë

Sadhu Baba është burri me flokët më të gjatë në botë. Ai është 64 vjeç, jeton në një fshat të Indisë dhe endet nëpër çdo vend të saj.

Flokët e tij janë mbi 15 këmbë të gjata dhe peshojnë afërsisht 22 kilogram. Sadhu Baba, mund të ishte bërë shumë thjesht pjesë e Librit të Rekordeve Guiness në botë, por ai nuk mendon për këtë. Populli indian e thërret  njeriun me flokët më të gjata në botë “shenjtor” për shkak të vullnetit të tij për t’i mbajtur ato.

Nëse ndonjëherë do t’iu bjerë rasti të udhëtoni në Indi, ndoshta do të keni fatin ta takoni këtë personazh në rrugët  ku ai endet.

Të fundit