Flash News

KRYESORE

'Thyen' rrjetin me videon për kundërshtarët, Milan i përgjigjet Shkëndijës

Video e publikuar nga Shkëndija e Tetovës që bëri bujë në rrjetet sociale duket se ka rënë edhe në vesh të kundërshtarëve të fazës “play-off” në “Europa League”, Milanit.

Përmes një statusi në faqen zyrtare të “Facebook” Milan i përgjigjet duke shkruar se është kënaqësi të t’i presin në San Siro, teksa i përgëzojnë për shpirtin e madh të garës së ndershme.

 “Përshëndetje KF Shkëndija. Treguat një shpirt të madh të garës së ndershme. Do të jetë një kënaqësi t’ju presin të enjten në San Siro. Shihemi miq”, shkruan komenti i Milanit.

Të fundit