Flash News

KRYESORE

Thyhet rekordi botëror në Maratonën e Berlinit

Thyhet rekordi botëror në Maratonën e Berlinit

Atleti Eliud Kipchoge ka vendosur një rekord të ri botëror të maratonës në turneun e zhvilluar në Berlin.

Kipchoge i përshkoi 42 km në kryeqytetin e Gjermanisë me kohën 2 orë, 1 minutë e 39 sekonda, duke e thyer rekordin e mëparshëm, të vendosur në vitin 1967 nga Derek Clayton.

Me rekordin e vendosur në Maratonën e Berlinit, Kipchoge konfirmohet si një prej atletëve më të mirë të të gjitha kohërave.

“Jam shumë i lumtur dhe mirënjohës. Nuk gjej fjalë për të komentuar këtë arritje. Kilometrat e fundit ishin vërtet të vështirë, por unë isha i përgatitur. Nuk mund të rri pa falënderuar edhe trajnerin tim”, ishin fjalët e para të Kipchoges pas përfundimit të garës.

Të fundit