Flash News

KRYESORE

“Thyhet” Theresa May, 432 deputetë kundër BREXIT

“Thyhet” Theresa May, 432 deputetë kundër BREXIT

Parlamenti i Britanisë ka votuar sot kundër marrëveshjes së BREXIT-it, që qeveria e Kryeministres Theresa May negocioi me Bashkimin Europian.

432 deputetë votuan kundër BREXIT, ndërsa 202 pro marrëveshjes, duke “thyer” rëndshëm Mayn.

Britania është në plan të largohet nga BE-ja pas 73 ditësh dhe kryeministrja May ka afat deri të hënën të sjellë një Plan B në Parlament. Por udhëheqësi i Partisë Laburiste të opozitës Jeremy Corbyn, bëri thirrje menjëherë që qeveria aktuale të përballet me një votë mosbesimi.

Analistët thonë se megjithëse dihej që marrëveshja nuk gëzonte mbështetje në mesin e ligjvënësve, nuk pritej që rezultati i votimit të ishte kaq i thellë.

Të mërkurën Parlamenti pritet të mbajë një votë mosbesimi për qeverinë, pas një mocioni të kryetari të opozitës, Corbyn.

Zonja May e anuloi një votim të mëparshëm që ishte në plan për në dhjetor, kur u pa qartë se ajo nuk i kishte votat e mjaftueshme për miratimin e marrëveshjes.

Si ligjvënësit që e mbështesin, edhe ata kundër BREXI-it, nuk janë dakord me kushtet e marrëveshjes.

Të fundit