Flash News

KRYESORE

“Ti je pjesa ime më e mirë”,- dedikimi prekës i moderatorit shqiptar për vajzën

Devis Muka është një nga aktorët më të mirë në Shqipëri i cili di të na bëj për vete m humorin dhe batutat e tij. Gjithmonë na ka argëtuar dhe kënaqur me rolet e tij, si në shfaqjet teatrale ashtu edhe në film.

Kur  vjen puna tek vajza di  ta lërë humorin dhe të jetë serioz por të flasë edhe fjalë të dala nga shpirti.

 Me rastin e dy vjetorit të vajzës së tij të vetme, Negin, Devisi ka shpërndarë në “Instagram” një foto, ku shkruan: “Ndonjëherë nuk do t’i kuptoj zgjedhjet e tua. Ndonjëherë nuk do mund t’i ndjek ëndrrat e tua. Ndonjëherë më duhet të lë të gabosh. Ndonjëherë nuk do jemi dakord. Por nuk do të jetë asnjëherë, ta siguroj, që nuk do jem në anën tënde… në fitore e në humbje”

“Sepse gjithçka që bën ti është njësoj sikur ta kisha bërë dhe unë… sepse ti je një pjesë e imja. Më e mira!”, – është shprehur moderatori i “Fiks Fare”.

Të fundit