Flash News

KRYESORE

A do t’i shkarkojë Zamira Rami njerëzit e PS-së në Bashkinë Gjirokastër?

A do t’i shkarkojë Zamira Rami njerëzit e PS-së në

Një ditë më parë, por edhe më herët, kreu socialist, njëherësh kryeministër, Edi Rama, paralajmëroi një furtunë në administratë, që do të nisë në muajin shtator, duke nënkuptuar heqjen e njerëzve të LSI-së, të cilët kanë zënë poste drejtuese në pushtetin qëndror e atë lokal. Kjo vjen si pasojë e prishjes së koalicionit PS-LSI, në nivel të qeverisjes qëndrore dhe me siguri që do të prekë edhe bashkëpunimin në nivel vendor mes këtyre dy partive. Thuhet se socialistët kanë nisur të largojnë nga puna, në bashkitë që ata drejtojnë, të emëruarit prej LSI-së. Në media janë raportuar shkarkime në Bashkinë Korçë e Maliq, ndërsa priten shkarkime edhe në bashki të tjera.

Ndërsa në Bashkinë Gjirokastër, pas përplasjeve të shumta gjatë zgjedhjeve mes militantëve të të dyja forcave, priten shkarkime. Por këtu është LSI që do të “hakmerret”, duke hequr nga puna socialistët.  Për momentin nuk ka ende sinjale për shkarkime nga Zamira Rami, por pritet që kjo të ndodhë në muajt e ardhshëm.

Të prekur nga shkarkimet do të jenë edhe administratorët e njësive administrative. Në Bashkinë Gjirokastër, PS ka 4 prej 6 administratorëve, si dhe një nënkryetar. Pa harruar shumë nëpunës të tjerë të mbetur që nga koha e Flamur Bimes dhe që njihen si përkrahës të PS-së. Muaj më parë Zamira Rami shkarkoi në mënyrë të beftë nënkryetarin Ylli Muho, i propozuar nga PS në këtë post. Sigurisht që shkarkimet s’mund të bëhen pa autorizimin e deputetit Vangjel Tavo, pushteti i të cilit është absolut në Bashkinë Gjirokastër.

Një arsye tjetër për shkarkime nga radhët e socialistëve në Bashkinë Gjirokastër, përveç ‘hakmarrjes’ politike, është gjithashtu nevoja për vende të lira pune, në mënyrë që LSI të sistemojë njerëzit e vet tani që ajo s’ka për të qenë më në qeveri.

Prishja e koalicionit pritet të sjellë edhe krisje të mëdha në këshillat bashkiake, pasi PS nuk e bën dot shumicën pa votat e LSI-së. Rrjedhimisht shumë vendime nuk mund të kalojnë. Por burimet thonë se të majtët po punojnë për “trafikim” këshilltarësh nga të gjitha forcat politike në opozitë për të shpëtuar kështu kolapsin në marrjen e vendimeve në këto këshilla.

Të fundit