Flash News

KRYESORE

Tifozët e Arsenalit hapin peticion për burgosjen e Shkodran Mustafit

Futbollisti shqiptar Shkodran Mustafi, i cili aktivizohet tek ekipi i Arsenalit, po përjeton një sulm të tifozëve në rrjetet sociale, pas humbjes 2-3 ndaj Crystal Palace, ku gaboi dy herë.

Mustafi u kritikua për mbulimin e dobët të Christian Bentekes te goli i parë, si edhe te gabimi me Wilfried Zahan tek goli i dytë.

Për këtë arsye, tifozët kanë hapur një peticion në rrjetet sociale për “burgosjen e përjetshme” të 27-vjeçarit, teksa kërkohen 500 firma.

Por trajneri i Arsenalit, Unai Emery, i ka dalë në mbrojtje shqiptarit duke deklaruar se Mustafi ka pasur një formë të qëndrueshme gjatë gjithë sezonit dhe një ndeshje nuk mund të shërbeje si vlerësim për një lojtar.

“Shpesh herë ai luan shumë mirë. Preferoj të flas për stabilitetin në këtë sezon. Ndaj Bentekes dhe Zahas mund të vuash më shumë se zakonisht. Mendoj se ai ka qenë stabël në të gjithë sezonin”, u shpreh ekniku i “topçinjve”.

Të fundit