Flash News

KRYESORE

Tifozët e Milanit dhe Juventusit bashkohen kundër dy lojtarëve turq

Tifozët e Milanit dhe Juventusit bashkohen kundër dy lojtarëve

Festimi ushtarak i lojtarëve të Turqisë në ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Francës është lajmi i kësaj jave në futbollin ndërkombëtar. UEFA ka hapur procedim disiplinor ndaj tyre, sepse politika në sport nuk duhet të përzihet dhe veprimi i lojtarëve turq ishte një mbështetje ndaj Erdoganit.

St Pauli është klubi i parë i cili mori masa ndaj futbollistit të vet që ka bërë këtë veprim, duke e përjashtuar, gjë që e kërkojnë në Itali tifozët e Milanit dhe Juventusit. Bëhet fjalë për lojtarët Calhanoglu dhe Demiral, i pari i Milanit dhe i dyti i Juventusit.

Festimi i tyre është pro sulmeve me armë në Sirinë Veriore nga Turqia dhe kjo për tifozët është e pafalshme. Në Twitter ata sulmojnë dy futbollistët prej disa ditësh dhe kërkojnë me ngulm largimin e tyre.

Të fundit