Flash News

KRYESORE

Tifozët e vërshëllejnë, Griezman përlotet pas fjalëve të Torres

Tifozët e vërshëllejnë, Griezman përlotet pas

Të dielën që shkoi Atletico Madrid luajti ndeshjen e fundit të sezonit në “La Liga”, me kapitenin Torres që mbylli karrierën në mënyrën më të mirë, duke shënuar tre gola.

Por gjatë lojës tifozët vërshëllyen Antoine Griezman, futbollistin francez që përflitet se është shumë afër kalimit te Barcelona dhe 26-vjeçarit nuk i ka pëlqyer aspak ky veprim.

Për ta qetësuar,Torres, i është afruar duke i thënë: “Ne nuk do të qortojmë për asgjë. Këtu ne kemi vërtet nevojë për ty.”

Kaq ka mjaftuar që Griezman të pëlotet në fushë.

Kujtojmë se një vit më parë ai zgjodhi të mos largohej duke parë se klubi u dënua të mos bënte merkato në hyrje, ndërsa këtë herë duket vendimi për tu transferuar te Barça është marrë.

https://twitter.com/twitter/statuses/998664177102327808

Të fundit