Flash News

KRYESORE

Tifozët në Shkup “ndezin” që sonte atmosferën për Superkupën

Kryeqyteti maqedonas është veshur me flamujt e Realit të Madridit dhe të Manchester United, si për t’i mikpritur dy skudrat e mëdha përpara ndeshjes së Superkupës, e cila do të luhet ditën e nesërme në mbrëmje.

Tifozeria e të dy skuadrave duket se po e shijon atmosferën dhe kjo vihet re dhe në rrugët dhe lokalet e Shkupit. Tifozët kanë zënë lokalet afër stadiumit dhe në qendër të qytetit dhe pritet që ditën e nesërme të jenë një numër i madh shqiptarësh nga të gjitha trojet në stadiumin e Shkupit.

Ndërkohë që Real Madridit ka fituar Ligën e Kampionëve, ndërsa Manchester United ka fituar në Ligën e Evropës.

Të fundit