Flash News

KRYESORE

Tifozët serbë problematikë në Kupën e Botës, gjobiten nga FIFA

Tifozët serbë problematikë në Kupën e Botës,

Meksika dhe Serbia janë gjobitur me nga 10 000 franga zvicerane (10 038 dollarë) për sjelljen e tifozëve të tyre në Kupën e Botës në Rusi, njoftoi FIFA.

Një komision disiplinor gjobiti Meksikën për sjellje homofobike, pasi tifozët përdorën fjalë fyese gjatë fitores 1-0 ndaj kampionëve të botës, Gjermanisë, të dielën në Moskë.

Ndërkohë, Federata Meksikane e Futbollit dhe lojtarët e ekipit kishin kërkuar në mënyrë të përsëritur që mbështetësit ta braktisin këtë praktikë.

Serbia u gjobit për tifozët që shfaqën një “banderolë ofensive dhe politike” gjatë fitores 1-0 kundër Kosta Rikës.

Të fundit