Flash News

KRYESORE

Tifozët skocezë që tërhoqën vëmendjen me dashurinë për njëri-tjetrin

Turistët skocezë, prej disa ditësh, kanë “pushtuar”  rrugët e vendit tonë duke shëtitur në çdo vend me  veshjet e tyre tradicionale. Qyteti ku ata kaluan më shumë kohë ishte pikërisht Shkodra, pasi aty u zhvillua edhe ndeshja Shqipëri-Skoci.

Me veshjet e tyre tradicionale dhe pozitivitetin që përcillnin, ata arritën të tërhiqnin vëmendjen e të gjithëve. Ata që ranë më shumë në sy janë një çift në moshë të thyer, të cilët janë tifozët më besnikë të kombëtares skoceze.

Për shkak të një sëmundje gruaja është e paralizuar dhe qëndron gjatë gjithë kohës në karrocë, megjithatë dashuria dhe përkushtimi i bashkëshortit e bëjnë të ndihet e lumtur.

Të dy kanë ardhur në Shqipëri, për të përjetuar live emocionet e ndeshjes. Në disa foto, ata shfaqen mjaft entuziastë teksa shijojnë suksesin e Skocisë. Në momentin kur është shënuar edhe goli i skuadrës së tyre, ata janë përqafuar fort në shenjë gëzimi.

Të fundit