Flash News

KRYESORE

“Tik-tak Edvin”, deputeti i PD akuzon Ramën: Llumin në drejtësi e solle ti dhe fundi yt është pranë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili theksoi se procesi i vetting-ut po bëhet në pavarësi të plotë dhe se gjykatat e sipërme do të pastrohen deri në fund.

Strazimiri thekson se Rama e ka krijuar  të gjithë llumin në sistemin e drejtësisë teksa i përmend edhe ndikimin që kanë pasur njerëzit e tij të afërt.

“Vettingu do bëhet, fundi i ka ardhur ‘Edvingut’ së bashku me ty!!!!

Tik- tak, tik-tak”, paralajmëon Paloka.

Statusi i plotë:

“VENDIMI i Gjykatës Kushtetuese, nuk është fletë-rrufe, por I DETYRUESHËM PËR ZBATIM!!!!

- LLUMIN NË PALLATIN E DREJTËSISË, e ke gatuar ti vetë përmes spastrimit antikushtetues të gjyqësorit në "testimin" e gushtit 1997, Kushtetutës së 1998, dhe Ligjit për Organizimin e Drejtësisë të viti 2000, dhe Dekreteve të Rexhep Mejdanit, Alfred Moisiut e Bamir Topit, si Presidentë Republike dhe Kryetarë të KLD!

- "Ekspertë" edhe në atë kohë kishe: Luan Omarin, Fatmir Xhafën, Vasilikën, Dvoranin, Berberin, Sadushin, etj., të gjithë "të pavarur" dhe "shoqëri civile" !

- Në parlamentin 1997-2001, kishe mbi 2/3, dhe ke bërë gjithçka vetë me Skënder Gjinushin, Gafurr Mazrekun, Maks Hasanin dhe "maskat e tjera"! Opozita dhe Sali Berisha nuk kanë qenë pjesëmarrës, në as edhe 1 moment të vetëm!

- Vettingu do bëhet, fundi i ka ardhur "Edvingut" së bashku me ty!!!!

Tik- tak, tik-tak....

Të fundit