Flash News

KRYESORE

TikTok hedh në gjyq qeverinë amerikane

TikTok hedh në gjyq qeverinë amerikane

Donald Trump është shprehur së fundmi kundër aplikacionit më popullor të momentit, i cili sidomos gjatë karantinës mori një hov të madh.

Trump ka firmosur disa javë më parë një ligj që ndalon përdorimin e këtij aplikacioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ai pretendon se përmes tij Kina përgjon Amerikën dhe të dhënat e shtetasve të saj.

Me 23 gusht u bë me dije se TikTok do të padisë Donald Trump e tashmë është zyrtare, një ditë më pas (me 24 gusht), padia kundër qeverisë amerikan është dorëzuar në Kaliforni.

Momentalisht TikTok është ndër aplikacionet më të përdorura dhe ka të paktën 1 miliardë përdorues në gjithë botën, të cilët janë kryesisht të rinj.

Të fundit