Flash News

KRYESORE

TikTok padit Donald Trump

TikTok padit Donald Trump

Aplikacioni kinez TikTok që u shndërrua në një sensacion sidomos gjatë muajve të karantinës, TikTok, do të nisë një betejë ligjore ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Kjo pasi ky e fundit firmosi pak javë më parë një ligj që ndalon përdorimin e tij në SHBA, duke nisur nga muaji shtator.

Zyrtarët në Washington janë të shqetësuar se kompania në fjalë mund t’i kalojë qeverisë në Kinë, të dhënat e shtetasve amerikanë, lëvizje kjo e mohuar nga drejtuesit e TikTok.

Kujtojmë se vetëm në SHBA janë rreth 80 milionë përdorues aktivë të TikTok.  Deri më tani TikTok është ndaluar me ligj edhe në Indi ndërsa Australia pritet të marrë një vendin gjatë javës së ardhshme.

Të fundit