Flash News

KRYESORE

Tillerson niset për në Kinë, përshëndet qëndrimin e ri kundër Phenianit

Tillerson niset për në Kinë, përshëndet qëndrimin

Marrëdhëniet herë-herë të tendosura mes SHBA-së dhe Kinës që prej zgjedhjes së Donald Trump duket se po kalojnë një fazë të re ngrohjeje.

Uashingtoni përshëndeti qëndrimin e Pekinit kundër Koresë së Veriut, i kritikuar për një kohë gjatë për mungesën e vendosmërisë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson do të takohet në fundjavë me presidentin Xi Jinping  dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Wang Yi.

Objektivi i këtij takimi do të jetë përgatitja e vizitës së parë së presidentit amerikan, parashikuar në muajin nëntor në kuadër të një turneu aziatik.

“Por, sigurisht Koreja e Veriut do të jetë një prej çështjeve kryesore në tryezë”, theksoi pak para nisjes kreu i diplomacisë amerikane duke filluar në Uashington dialogun social dhe kulturor mes SHBA-së dhe Kinës në shoqërinë e zëvendëskryeministrit kinez, Liu Yandong.

Lidhjet mes dy fuqive të mësha janë përmirësuar këto muajt e fundit në ritmin e provave balistike dhe bërthamore të Phenianit.

Të fundit