Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gentian Gaba
Nëse dikush ju thotë: “Mos mendo për elefantin”, arrini dot të mos mendoni për këtë kafshë? E pamundur apo jo? Pra, edhe pse dikush ju thotë mos mendoni për të, kafsha më e madhe në tokë del nga skutat e trurit tuaj. Ky eksperiment ka rrënjë të forta shkencore, tregon sa energjike është fuqia ndjellëse e fjalëve. Kjo frazë është një sajesë e gjuhëtarit George Lakoff për të demonstruar rëndësinë e fjalëve në komunikimin politik, dhe mbi të gjitha, për t’iu shpjeguar demokratëve amerikanë si t’iu transmetojnë vlerat dhe programet e tyre një elektorati të pavëmendshëm.
Kur Lakoff kërkonte që demokratët amerikanë të mos mendonin për elefantin, Obama ishte ende një senator i thjeshtë, rrjetet sociale dhe marketingu elektoral ishin në fazë embrionale, dhe e majta amerikane ishte në ditët e saj më të zeza. Humbisnin zgjedhje pas zgjedhje, të paaftë për të bindur edhe bazën e tyre elektorale, pra një analogji e fortë me situatën e demokratëve të djathtë në Shqipëri.
Lakoff, me hulumtimin e tij arriti të sqaronte rëndësinë e frame, kornizat që mendja jonë përdor për të pozicionuar konceptet që i përkasin të njëjtës fushë semantike. Për ta thënë thjesht, Demokratët dilnin nga qendrat e votimit kokulur pasi nuk komunikonin ose – më keq – për të komunikuar zgjidhnin leksikun e kundërshtarëve. Pasoja ishte një efekt dizineskues, në fakt kornizat e krijuara nga Republikanët shkonin dy herë drejt zgjedhësve falë kundërsulmeve të partisë kundërshtare. Padyshim mesazhi më i fortë ishte origjinali, i cili përforcohej. Sikurse ishte rasti i uljes së taksave, një program i djathtë i artikuluar edhe nga e majta në ligjëratë e liderëve të saj.
Suksesi i Ramës në zgjedhjet e qershorit nuk është një mister. Popullariteti i tij rrjedh nga një metodë rigoroze e të komunikuarit që, të na pëlqejë ose jo, kondicionoi debatin politik dhe pati efekte të thella mbi zgjedhjen e elektoratit. Rama ka një talent të lindur për provokimin dhe hiperbolën, gjëra që i lejon të tërheq si magnet vëmendjen e mediave dhe të mbaj në hije kundërshtarët.
Truri ynë, sipas Lakoff, është një makinë e ndërlikuar e cila përpunon një sasi mahnitëse informacioni. Sapo mundet, përdor skema – korniza – që ka përpunuar më parë. Kur diçka e re tërheq vëmendjen e tij, përpara se të fillojë nga zeroja, kërkon nëse kemi brenda nesh imazhe ose koncepte që mund të përdoren. Ne nuk e kuptojmë këtë pasi 93% e aktivitetit cerebral ndodh në nivel të nën-ndërgjegjshëm, por në mendjen tonë veprojmë nëpërmjet skemave dhe metaforave; përdorim diçka të njohur për të kuptuar më mirë diçka të re dhe të pazakontë. Nëse imazhi i vjetër është shumë i fortë, shumë i fuqishëm, metafora të çon në rrugë të gabuar. Për ta kontekstualizuar: “timoni” dhe “tepsia” ishin metafora më të thjeshta dhe familjare se “Republika e Re” dhe “oligarkët”. Imazhi i PD-së dhe hija e liderit historik, edhe pse me lista gati të reja, ishte ende shumë i vjetër dhe nuk përcolli një frymë të re te shqiptarët.
Nuk dihet nëse lideri i sapokonfirmuar i opozitës e ka lexuar apo jo librin e Lakoff, por rezultatet e zgjedhjeve dhe natyra e kundërshtarit politik lips që Basha mos të mendojë për elefantin. Nëse gjatë zgjedhjeve të kaluara Partia Demokratike pranoi kornizën e Partisë Socialiste, atë të tepsisë dhe timonit, duke “harruar” identitetin e djathtë dhe duke mos qartësuar konceptin e “Republikës së Re”, mbështeti me “spond” fushatën e Ramës duke përforcuar ligjëratën e tij. Nuk mjaftoi pra e vërteta mbi kanabisin, koncesionet, kriminalizimin etj., pasi të thuash të vërtetën mbi pushtetin dhe abuzimet nuk mjafton. Elektorati zgjedh mbi identitetin dhe vlerat e tij, të cilat shpeshherë nuk përkojnë me interesat e tij. Pra, për një pjesë të elektoratit, identifikoi veten me një lider autoritar që ngjall reminishencat e nostalgjikëve të regjimit të dikurshëm. Votuesit zgjodhën një model familjar për ata, diçka e kuptueshme për disa shtresa që kanë kaluar 45 vjet në regjimin e vjetër dhe vetëm 25 në të riun. Spostimi në qendër i Partisë Demokratike bëri që elektorati i saj të mos ta ndjekë. Ky spostim rezultoi i rrezikshëm për dy arsye: largoi bazën dhe ndihmoi të majtën të tërheqë ata pak të pavendosur që morën pjesë në zgjedhje.
Sot Partia Demokratike duhet të gjejë fjalët për të fituar. “Limitet e gjuhës sime janë limiti i botës sime”, thoshte gjuhëtari i njohur Ludwig Wittgenstein. Basha ka nevojë për një gjuhë të re e cila duhet të përshkruajë metaforën e djathtë për Shqipërinë e ardhshme. Opozita nuk duhet të jetë vetëm rojtari i qeverisë, por duhet të flasë për një botëkuptim alternativ, duhet të ketë një vizion moral për qytetarët, një botëkuptim me vlera të djathta në qendër.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38