Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Gentian Gaba
Fjala greke kubernao, nga e cila ka prejardhjen qeveria dhe qeverisja, do të thotë “të drejtosh me timon”. Etimologjia e fjalës transmeton një imazh që do të jetë nga më të përdorurat për të ilustruar ata që mbajnë funksionin e qeverisjes: ajo e timonierit, pra e atij që ka përgjegjësinë e drejtimit të anijes në destinacionin e saj, duke e mbajtur në rrugën e duhur dhe t’iu bëjë ballë të papriturave që paraqiten. Kjo dhe metafora të tjera – si ajo e babait të familjes, bariut dhe dhenve, e një udhëheqësi në fushën e betejës – të cilat e kanë origjinën në një fazë predemokratike të politikës (dhe që mbijeton sot kryesisht në ato regjime jodemokratike), nënvizon ndërthurjen midis ushtrimit të autoritetit dhe përgjegjësinë e mirëqenies të së nënshtruarve ndaj këtij autoriteti. Timoni ishte kryefjala e fushatës së liderit socialist Edi Rama, një kërkesë e qartë ndaj zgjedhësve për të kërkuar përgjegjësinë për të qeverisur dhe njëkohësisht për të mos marrë përgjegjësi për katërvjeçarin e shkuar, ku timonieri i madh mbante në krah timonierin e vogël.
Në 25 qershor shumica e pakicës që mori pjesë në zgjedhje vendosi t’i jepte timonin Ramës, duke plotësuar dëshirën e tij për të drejtuar i vetëm. Ndonëse ky rezultat përkonte me kërkesën e vetme mbi të cilën Rama zhvilloi fushatën, 74 mandatet socialiste krijuan një kontekst të ri politik. Pushteti i madh kërkon përgjegjësi të mëdha, pasi të qeverisësh do të thotë, në thelb, të marrësh përgjegjësitë finale përballë komunitetit politik dhe problemeve të tij. Në këtë kontekst të ri, timonieri i madh nisi një fushatë të re, atë ndaj armiqve të popullit dhe të dëgjesave publike, në tentativë për të shkarkuar serish përgjegjësit tek të tjerët. Populisti par excellence, edhe një herë, arrin të ndryshojë kornizën brenda së cilës ngjizet dhe zhvillohet debati politik. Krijon një betejë simboliko-emocionale kundër një armiku të ri, administratës publike, dhe kërkon të dijë nga populli si do që të qeveriset në katër vitet e ardhshme. Aftësia e Ramës për të krijuar kornizën, frame, pra për të vendosur agjendën politike edhe nëpërmjet gjetjeve populiste është treguese për forcën e tij dhe njëkohësisht për problematikat që kjo forcë mbart.
Në politikë fiton ai që detyron kundërshtarin të luajë në fushën e tij, pra timoni, tepsia, atletet, pushimet e ministrave, ultimatum televiziv ndaj drejtorit të ALUIZNI-t, lista me armiq të popullit të shpallura në rrjete sociale tregojnë se Rama me timonin në dorë nuk di çfarë të bëjë dhe, për më tepër, devijon opinionin publik te gjetjet e tij mediatike dhe jo te problemet reale. Si një prestidigjitator i mirë, kërkon vëmendjen e popullit te duart – lexo atletet – ndërkohë që numri po zhvillohet gjetkë, si për shembull Samiti i Triestes nga i cili u kthye duarbosh. Ndonëse qeveria që do të marrë detyrën në shtatorin e ardhshëm ka përpara saj sfida jetike për të ardhmen e vendit, dhe mbi të gjitha gëzon numrat për të drejtuar pa rënë pre e antipolitikës; rremat e para me të cilat timonieri po çan detin e turbullt të politikës tonë nuk janë në funksion të një destinacioni por të një teatri me një regji të mirëpërcaktuar. Dëshira për të bindur, pra për të marrë pëlqimin edhe pasi je votuar më pak se një muaj më parë, ka një matricë antipolitike, e cila në fazën e ndërtimit të konsensusit, është më e kujdesshme ndaj krijimit të armiqve se sa propozimeve konstruktive.
Tragjikomedia e kësaj fushate pas fushatës është përpjekja për të qeverisur me popullin, duke hyrë në një fazë të pushtetit pa kontroll politik. Një marrëdhënie që në vëzhgim të parë vendos qytetarin në qendër të veprimtarisë politike, duke ngjallë reminishencat e demokracisë direkte, diçka e pamundur për këto vise. I pyetur, i përkëdhelur dhe i llastuar, qytetari i thjeshtë ndihet protagonist dhe krenohet për liderin dhe vëmendjen që ai ka ndaj tij. Por, kur shuhen dritat dhe ulet perdja mbi spektakolarizimin sipërfaqësor të dëgjesave publike, gjen veten në pozicionin e veglës, objekt i qëllimit të vetëm që ka një lider me nuancat e Ramës, pushteti.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38