Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tirana dhe Sarajeva më pranë, kryetarët e bashkive zotohen për më shumë bashkëpunim
Tirana dhe Sarajeva afrohen më shumë, ndërsa sot kryeqytetin shqiptar e vizitoi një delegacion i kryesuar nga Kryeministri i Kantonit të Sarajevës, Edin Forto.
Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë takimit me përfaqësuesit e delegacionit boshnjak theksoi se projektet e mëdha infrastrukturore, transporti publik apo përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve, janë disa nga fushat ku dy qytetet mund të shkëmbejnë me njëri-tjetrin.
Ai shtoi se Tirana mund të mësojë nga Sarajeva sidomos kur vjen puna te shëndeti parësor, apo kompetenca të tjera që Bashkia e Tiranës ende pret që t’i decentralizojë.
“Jemi shumë afër me mentalitet, me dëshirën për të dalë nga situata të vështira. Ka shumë histori që na bashkojnë, e shumë pak ato që na ndajnë. Ne duhet të gjejmë se çfarë gjërash kanë funksionuar në Tiranë ose në Sarajevë, që janë me kosto të ulët, e që janë ndoshta shumë afër mentalitetit tonë për të transformuar mënyrën sesi funksionojnë qytetet tona.”, tha Veliaj.
Kurse kryetari i Kantonit të Sarajevës Forto shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të intensifikohet më tej në shumë fusha të ndryshme. “Zbuluam se kemi shumë sfida të përbashkëta në transformimin e qyteteve. Shpresoj se ky bashkëpunim do të zgjerohet më tej, ne do të nisim fillimisht me kulturën, sportin, dhe edukimin, çka është më e lehtë për t’u bërë, por do të diskutojmë për projekte të mëdha infrastrukturore, siç janë landfillet, transporti publik, dhe çështje të tjera. Ndihemi sikur jemi në shtëpi”, tha Forto, që mori ën shenjë miqësie edhe “Kullën e Sahatit”.