Tirana është e pandalshme, bardheblutë marrin kreun me një gol në Shkodër

Tirana është e pandalshme! Kryeqytetasit sot regjistruan fitoren e shtatë radhazi në Superligën shqiptare, duke mposhtur 1-0 Vllazninë në Shkodër.

Për fitoren e bardhebluve ka mjaftuar një gafë e portierit shkodran Alen Sherri. Tirana tashmë merr kreun e renditjes në pritje të ndeshjes Kukësi-Laçi. Në pjesën e parë miqtë ishin më kërkues, ndërsa në 45 minutat e dyta u ndez Vllaznia e Jonuzit, që iu afrua golit disa herë, me sulmuesin Junior si dhe Zogaj.

Një goditje e Cobbinah befasoi portierin Sherri, i cili e kishte qendrore, ndërsa edhe mbrojtja shkodrane u vendos shumë keq. Tirana merr tri pikët dhe tani sfida e radhës ndaj Skënderbeut do të luhet në “Air Albania Stadium”.