Flash News

KRYESORE

Tirana gati për festat e fundvitit, kryeqyteti do i rikthehet jetës

Për shkak të tragjedisë së  tërmetit që mori jetën e 51 njerëzve, Tirana dhe shumë qytete të tjera paralizuan "jetën". Para se të ndodhte tërmeti, Tirana kishte filluar të zbukurohej, mirëpo pas ngjarjes së rëndë, kryeqyteti shqiptar u paralizua.

Zbukurimet në zonën e pazarit të ri ishin përfunduar por dritat u fikën në shenjë nderimi për viktimat e humbura. Ndërkohë, Tirana po i rikthehet sërish jetës. Kryeministri Edi Rama në një deklaratë të tij tha se urgjentisht qytetet duhet të zbukurohen, pasi në vendin tonë duhet të rikthehet jeta.

Sheshi "Skënderbe" ka filluar tashmë të mbushet me shtëpizat e vogla, ndërkohë po montohet dhe pema e Vitit të Ri. Ky është dhe qyteti i parë që po bën përpjekje për t`u zbukuruar, pavarësisht se shqiptarët janë ende të prekur nga tragjedia.

Pothuajse çdo ditë dhe çdo natë do të ketë një festë në shesh, ku të gjithë qytetarët, jo vetëm të Tiranës, por edhe vizitorë nga i gjithë vendi dhe turistë nga bota, do të mund të shijojnë atmosferën që Bashkia e Tiranës do të sjellë për këtë fundvit.

 

Të fundit