Flash News

KRYESORE

Tirana gjen fajtorin e derbit, mbrojtësi nxirret jashtë ekipit

"Do të çoj lojtarë në ekipin B, pasi nuk e meritojnë të luajnë me ekipin e parë", - tha presidenti i Tiranës, Refik Halili, menjëherë pas humbjes në derbi kundër Tiranës. Krisma nuk kishte pasur deri tani, por duket se bardheblutë e kanë gjetur fajtorin.

Erjon Hoxhallari nuk ka udhëtuar me ekipin drejt Vlorës për transfertën kundër Flamurtarit, raporton Panorama Sport. Drejtuesit kanë vendosur që mbrojtësi të qëndrojë jashtë listës, ndoshta si një dënim për derbin.

Raportet mes klubit dhe mbrojtësit nuk kanë qenë aq të mira, pasi kanë patur përplasje në verë për rinovimin e kontratës. Presidenti Refik Halili ka patur disa mosmarrëveshje me lojtarin dhe pas shumë takimeve ka arritur t'i zgjidhë. Numri një i klubit ka insistuar që Hoxhallari të dalë jashtë ekipit.

 

Të fundit