Flash News

KRYESORE

Tirana heq trajnerin Mema, ja kush e zëvendëson

Tirana heq trajnerin Mema, ja kush e zëvendëson

Ardian Mema është drejt shkarkimit nga Tirana. Humbja në derbi duket se ka bindur presidentin Refik Halili për të menduar alternativa të tjera.

Pas ndeshjes kundër Partizanit, numri 1 i klubit bardheblu e tha troç  se "disa njerëz nuk po e bëjnë punën siç duhet". Në kryeqytet flitet se Mema nuk ka më besimin për të menaxhuar ekipin.

Halili dhe Mema nuk janë kursyer në deklarata, sepse e kanë thënë në media se do të ulen për të diskutuar. Kaq mjafton për të kuptuar atë që pritet të ndodhë.

Pas shtatë javësh, Tirana ka 3 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje. Vendi i pestë me 11 pikë nuk mjafton për presidentin Halili dhe pritet që pasuesi i tij të jetë Ahmataj.

Të fundit