Flash News

KRYESORE

Tirana kompleton sulmin, tashmë ka tre sulmues!

Tirana kompleton sulmin, tashmë ka tre sulmues!

Mario Morina është lojtari i ri i Tiranës. Pas aventurave te Flamurtari, Kukësi, Kamza, Besa, Dinamo dhe Prishtina, futbollisti do të provojë një aventurë të re me bardheblutë, sipas ABC News.

Sulmuesi ka firmosur me klubin kryeqytetas dhe sonte do bashkohet me ekipin në Turqi, aty ku skuadra po stërvitet në fazë përgatitore para fazës së tretë të kampionatit kombëtar.

27-vjeçari nuk llogaritet titullar te Tirana. Ai do të jetë një opsion për trajnerin Egbo. Me bardheblutë luajnë edhe sulmuesit Ngoo dhe Dunga, të cilët aktualisht renditen para Morinës për formacionin, por sezonit nuk i dihet.

Të fundit