Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
“Tirana Lexon për të kujtuar”, starton të hënën aktiviteti me fokus identitetin dhe kujtesën
Tirana Lexon 2018 çel të hënën në Tiranë serinë e aktiviteve me sloganin “TiranaLexon për të kujtuar”. Nga data 22 deri më 24 Tetor, në qendër të leximeve dhe diskutimeve do të jetë tema “Identiteti dhe kujtesa”.
Autorë të njohur vendas dhe të huaj do të ndajnë me publikun qasjet e tyre autobiografike në veprat e tyre dhe pengesat e hasura në procesin identifikues nga e shkuara e deri më sot.
Autorët e ftuar në këtë edicion janë shkrimtarja shqiptaro-zvicerane Besa Myftiu, autori gjerman Karsten Dümmel dhe antropologu i njohur kulturor Albert P. Nikolla. Pa harruar kritikun dhe gazetarin Agim Baçi dhe autorët Saimir Muzhaka, Gëzim Peshkëpia.
Risia e këtij edicioni të aktivitetit #TiranaLexon do të jetë 'Kuarteti Letrar' (24 tetor), një nismë tejet origjinale, e ideuar nga drejtoresha e IDMC-së Jonila Godole, e cila në vetvete synon njohjen dhe kritikën e katër veprave të ndryshme letrare, prezantuar në Kuartet nga shkrimtarë, njohës të letërsisë dhe gazetarë. Veprat që do të diskutohen në Kuartetin Letrar do të jenë: “Kohë e pamjaftueshme” nga Helena Kadare, “Valsi i lumturisë” nga Ylljet Aliçka, “A është vallë njeri?” nga Primo Levi, dhe “Më kujtohet" nga Ylli Demneri.
Aktiviteti do të zgjasë tri ditë, dhe do të startojë më datë 22 Tetor në orën 10.00 në sallën Europa House me praninë e Ministres së Kulturës Znj. Mirela Kumbaro. Për të vijuar më pas me leximin e veprës së Besa Myftiut nën moderimin e Prof. Lili Sula, studiuese letërsie.
Në ditën e dytë, më datë 23 Tetor, Tirana Lexon ju fton në lexime dhe diskutime me autorin e njohur gjerman Karsten Dümmel i cili për shkak të qëndrimit të tij kritik në Gjemaninë Lindore u përndoq dhe u persekutua për vite me radhë. Shkatërrimi i identitetit njerëzor në regjimin komunist shqiptar do të tematizohet nga antropologu i njohur Albert P.Nikolla, autor i librit “Njeriu i ri shqiptar“.
Aktiviteti #TiranaLexon inicuar nga IDMC që në vitin 2015, synon të afrojë publikun me librin dhe ta kthejë leximin në një trend, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera.
Për këtë arsye, #TiranaLexon për të kujtuar do të ndalet edhe në dy shkolla, gjimnazin 'Isa Boletini' në Vorë më datë 23 Tetor, dhe atë ‚Ismail Qemali‘ në Tiranë, më 24 Tetor, ku nxënës dhe mësues të këtyre shkollave do të diskutojnë me autorët shqiptarë Agim Baçi, Saimir Muzhaka dhe Gëzim Peshkëpia.
#TiranaLexon2018 do të mbyllet me Kuartetin Letrar, më 24 Tetor, në Sallën Franceze të Leximit, në Biblotekën Kombëtare me kontributin e ekspertëve Jonila Godole (moderatore), Agim Baçi, Ledia Dushi dhe Beti Njuma.