Flash News

KRYESORE

Tirana merr vendimin për trajnerin, kjo mund të quhet surprizë!

Tirana merr vendimin për trajnerin, kjo mund të quhet surprizë!

Tirana e ka ndarë mendjen për trajnerin. Media të ndryshme sportive në vend raportojnë se Ilir Daja ishte dëshirë e drejtuesve bardheblu, por ishte e pamundur rikthimi i tij dhe ideja tashmë është një tjetër.

Presidenti Refik Halili do t’i besojë trajnerit Egbo deri në fund të sezonit, ngaqë ai ka pasur rezultate shumë të mira deri tani. Egbo e nisi me derbin përballë Partizanit, sfidë të cilën e fitoi 1-2. Më pas, ai mori dhe dy fitore të tjera si timonier i skuadrës bardheblu.

Me pak fjalë, klubi kryeqytetas do e konfirmojë në krye të stafit teknik Egbonë, i cili gëzon pëlqimin e presidentit dhe të skuadrës. Egbo në të kaluarën ka drejtuar Bylisin, kurse te Tirana ka qenë trajner portierësh.

Të fundit