All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Tirana mikpret Konferencën Botërore të Parqeve në vitin 2020

All - Paragraf - 1

Tirana u përzgjodh si vendi organizator i Konferencës Botërore të Qyteteve dhe Parqeve Urbane për vitin 2020.

All - Paragraf - 3

Parku i Liqenit të Tiranës është sot hapësira më e frekuentuar nga qytetarët e saj. Po ashtu, zona cilësohet si mushkëria kryesore e kryeqytetit.

Kryebashkiaku Veliaj prezantoi gjatë konferencës Botërore të Qyteteve dhe Parqeve urbane disa nga nismat e suksesshme të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës.

“Jam i lumtur që ndodhem këtu për të folur mbi gjëra kaq shumë të rëndësishme për jetët tona. Jemi këtu për jetën e qyteteve dhe nismat për më shumë parqe, hapësira publike e rekreative, me fokusin tek fëmijët dhe të moshuarit, gjejnë zgjidhje në konferenca si kjo e sotmja. Këtu marrim eksperiencë sesi t’i bëjmë gjërat në mënyrën e duhur, jo duke shpikur rrotën, por duke zbuluar atë që ka funksionuar në një vend dhe që lehtësisht mund të funksionojë në një vend tjetër”, u shpreh Veliaj.

Konferenca Botërore e Qyteteve dhe Parqeve Urbane në fokus kishte kishte në fokus lidhjen e parqeve dhe hapësirave publike me shëndetin e mirëqenien e qytetarëve, sidomos fëmijëve.

Të fundit