Tirana në 10-shen e OKB për performancën financiare, Veliaj: Nuk jemi qytet i pasur, por kemi bërë shumë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, me anë të një video nga selia e OKB-së, u shpreh se ndihet i lumtur që kryeqyteti shqiptar u zgjodh si një nga 10 qytetet me performancën më të mirë financiare.

Në videon e postuar në tëiter, Veliaj thekson se Tirana mund të mos jetë një qytet i pasur, por sipas tij, situata është shumë më e mirë se ç’ka qenë.

“Vlerësimi që na u dha nga OKB-ka, si një nga qytetet me performancën më të mirë ekonomike krahasuar me atë që gjetëm, është një inkurajim që të gjithë bashkë në katër vitet e ardhshme ta kthejmë Tiranën jo vetëm në polin më të rëndësishëm ekonomik të Shqipërisë, por me shumë gjasa edhe në polin më të rëndësishëm ekonomik të të gjithë rajonit të Ballkanit”, tha ndër të tjera Veliaj.

https://twitter.com/erionveliaj/status/1169985216892538880?s=12