Flash News

KRYESORE

Tirana në “shtet-rrethim”, Ambasda gjermane pezullon shërbimin e vizave deri në 16 mars

Tirana në “shtet-rrethim”, Ambasda gjermane pezullon

Ashtu si Ambasada e Shteteve të Bashkuara edhe Ambasada Gjermane ka vendosur të pezullojë shërbimet për viza për qytetarët shqiptarë. Mirëpo, ky shërbim nuk do të ofrohet deri në datën 16 mars, thotë Ambasada Gjermane në një njoftim, ku shton se: “Në rast se nuk do të ketë ndryshime, ne do të jemi përsëri në shërbimin tuaj”, citohet nga deklarata e Ambasadës.

Megjithatë, Ambasada Gjermane, lë të kuptohet se në rast të rifillimit të punës ditën e hënë, apelon që qytetarët të bëjnë kujdes, të ruajnë distancën në radhët e pritjes dhe nëse kanë simptoma të mos paraqiten pranë ambasadës.

“Përgjithësisht për hyrjen në sektorin e vizave duhet patur parasysh: Nisur nga rreziku i lartë i infektimit të virusit COVID-19 Ambasada sjell qartësisht në vëmendje të aplikuesve, që përpara zyrës së vizave të mbahet një distancë prejt të paktën 2 metrash nga njëri-tjetri”.

“Aplikuesit, që shfaqin simptoma të virusit (temperaturë e lartë, kollë) apo që në 14 ditët e fundit kanë udhëtuar në Itali apo Greqi apo në një nga zonat me risk të lartë, janë të lutur të mos paraqiten në datën e aplikimi të tyre dhe të njoftojnë për këtë Ambasadën përmes email-it [email protected] në mënyrë që takimi të mund të shtyhet”, thuhet në njoftim.

Të fundit