Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Tirana në shtetrrethim, deputeti i PD publikon videon: Si në diktaturat e Amerikës Latine
Policia e Tiranës ka “zbarkuar” përballë godinës së Gjykatës së Tiranës, ndërsa pritet të jepet sot masa e sigurisë për 23 të arrestuarit që protestuan kundër tarifës në Rrugën e Kombit.
Ndërsa të ndaluarit janë transferuar me dy furgonë policie nga komisariati drejt gjykatës së Tiranës, forca të shumta policore kanë “blinduar” rrugët dhe hyrjen para gjykatës, për shkaqe sigurie. Kujtojmë se ditët e fundit qindra qytetarë protestuan para drejtorisë së policisë në Tiranë për lirimin e të ndaluarve.
Siç duket edhe nga pamjet, kordonë të gjatë policie të rendit dhe forcat “Shqiponja” kanë izoluar hyrjen e gjykatës dhe është bllokuar qarkullimi te Unaza e vogël që në orët e para të mëngjesit. Ky fakt ka krijuar probleme edhe në dërgimin e fëmijëve në kopshte dhe shkolla, si dhe personave të tjerë që shkojnë në punë, masa sigurie që janë marrë nga Gjovalin Loka.
Ndërkohë, deputeti i PD, Edmond Spaho publikon një video dhe tregon më qartë situatën që po ndodh tani para gjykatës së Tiranës dhe shkruan: “Shikojeni "shtetin" e Rames i ka mbushur poturet. Si ne diktaturat e Amerikes Latine. Keshtu ngjet kur te vjen fundi”.
Që në mëngjes janë parë deputetë të opozitës në mbështetje të 23 të ndaluarve të Kukësit, ashtu si edhe në protestat e ditëve të fundit bashkë me qytetarët dhe familjarët e të ndaluarve.