Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Tirana pjesë e rrjetit të kryeqyteteve evropiane të rinisë, Veliaj nga Franca: Radha jonë në vitin 2020, do promovojmë më të mirën
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot një vizitë në Amiens të Francës, i ftuar nga autoritetet vendore të qytetit, për të marrë pjesë në nisjen zyrtare të aktiviteteve si Kryeqyteti Rinor Evropian për vitin 2020. Tirana do të marrë drejtimin si Kryeqytet Evropian i Rinisë në vitin 2022, pasi u shpall fituese në nëntor.
“Sot është një ditë shumë e bukur për Tiranën, pasi jemi bërë pjesë e rrjetit të Kryeqyteteve Evropiane të Rinisë. Radha jonë vjen në vitin 2022. Stafetën e kryesimit sapo e ka marrë qyteti francez i Amiensit, më pas do të vazhdojë në Lituani, dhe pas dy vitesh do të jetë radha e Tiranës”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku shtoi se Tirana, bashkë me shumë organizata rinore, ka përgatitur një agjendë të ngjeshur për 2022.
“Kemi përgatitur një agjendë jashtëzakonisht ambicioze me organizatat rinore. Bashkia e Tiranës është përgatitur jo vetëm të ketë një vit të suksesshëm, si një kartolinë e asaj që është Shqipëria e të rinjve, Shqipëria e shpresës dhe e optimizmit. Do të kemi një aktivitet fillestar në janar të vitit 2022, për të vijuar më pas me rreth 100 aktivitete, deri në fund të vitit, ku do të kemi jo vetëm shumë personalitete nga Europa, por do të promovojmë më të mirën që ka për të ofruar rinia shqiptare”, theksoi ai.
Në nëntor 2017, Amiensi u përzgjodh Kryeqyteti Rinor Evropian për vitin 2020, duke u bërë kështu qyteti i parë francez që mori këtë titull dhe u shpërblye për përpjekjet e tij në drejtim të politikave rinore. Tirana e mori këtë titull pikërisht nëntorin e vitit të kaluar.