Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Tirana po shtrenjtohet; Kullat mund të arrijnë deri 4,000 euro/m2
Rritja e çmimeve vjen në një periudhë kur oferta për apartamente të reja është më e lartë, lejet e ndërtimit shënuan rritje në tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Të dhënat e INSTAT tregojnë se ka një rritje të ndjeshme të lejeve të ndërtimit të dhëna në kryeqytet. Për 9-mujorin 2017 janë dhënë gjithsej 167 leje ndërtimi nga 65 për të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje prej 157%.
Krahas rritjes së lejeve të ndërtimit, po rriten çmimet, dhe po ashtu kërkesa. Me rritjen e ofertës (shtimit të lejeve), rrjedhimit çmimet duhet të uleshin. Rritja e çmimeve në një periudhë kur oferta po shtohet, është reflektim i një kërkesë të lartë.
Për këtë arsye, “Monitor” ka kryer një vëzhgim të tretë për të parë si kanë ndryshuar çmimet e apartamenteve në Tiranë në muajin e parë të këtij viti.
Arben Dervishi, sekretar i Shoqatës së Ndërtuesve, pranon se ka një tendencë të shtrenjtimit të apartamenteve në të gjithë Tiranën, me 50 deri në 100 euro për metër katror. Në periferi, rritja ka qenë më e lehtë, me rreth 50 euro për metër katror. Sipas tij, tre janë arsyet kryesore:
–Së pari, ka një rritje të kërkesës, jo vetëm nga paratë informale, por edhe nga individë e familje të reja që po blejnë përmes kredive.
–Së dyti, ka një rritje të cilësisë së ndërtimit nga firmat, në reflektim dhe të kërkesës së klientëve që tani duan apartamente më cilësore.
–Së treti, ka një rritje të përgjithshme të kostove të ndërtimit. Efekti i taksës së infrastrukturës, e cila nga viti i kaluar u rrit në 8% të vlerës së shitjes, nga 4% e kostos që ishte më parë, vijon të japë efekt për ndërtimet e reja.
Shtimi i taksave dhe shtrenjtimi i lëndëve të para janë arsye të tjera. Dervishi thotë se tashmë, kosto minimale e ndërtimit është minimumi 500 euro për metër katror, duke përfshirë dhe pjesën e pronarit të tokës, nga 300 euro që ishte disa vjet më parë.
Dervishi shton se në qendër do të ketë gjithnjë rritje, pasi ka kërkesë, teksa është një vend që i ka afër të gjithë shërbimet. Në qendër, çmimi do të shkojë minimumi 3000 mijë euro për metër, teksa në zonën e Televizionit e ka arritur këtë vlerë që gjatë vitit të kaluar. Në zonën e Bllokut, çmimet janë 1800-2000 euro për metër katror, apartamentet në pallatet ekzistuese.
Shtrenjtimi i apartamenteve në pallatet e reja ka tërhequr dhe ato të vjetrat. Dervishi shton se ato shiten mesatarisht 200 euro më pak.
Ai pohon se ka dhe një rritje artificiale të çmimeve, pasi nëse shkon për të blerë mund të marrësh zbritje të lartë.
Ka dhe një vlerësim në treg, që ndërtimet e reja që pritet të kryhen në qendër të Tiranës (kullat), mund të arrijnë deri në 4,000 euro për metër katror, ndonëse Dervishi shton se ky është një çmim tepër i lartë.
Edhe zona lindore e Tiranës ka marrë zhvillim pozitiv. Këtë e konfirmojnë dhe agjencitë e pasurive të paluajtshme. Është një nga zonat që mund të blesh pak më shtrenjtë, por individët nxiten kryesisht pasi janë brenda Unazës së Vogël të Tiranës. Zona ka marrë fokus të ndryshëm dhe në të përfshihen lagjet në Rrugën Bardhyl, Hoxha Tasim, deri te Farmacia 10. Megjithatë nuk është ende një zonë që të njihet për kërkesë të lartë nga biznesi. Vendndodhja e zyrës lidhet me lehtësitë që ka nevojë biznesi.