Flash News

KRYESORE

Tirana qesharake: trajneri dje dha dorëheqjen, sot vazhdon punën

Tirana qesharake: trajneri dje dha dorëheqjen, sot vazhdon punën

Në kampionatin shqiptar pranohen të gjitha lajmet e mundshme, sado të pabesueshme duken. Për shembull, te Tirana dje trajneri Julian Ahmataj dha dorëheqjen, por sot duket se është penduar dhe do të vijojë punën në stolin bardheblu.

Pas humbjes ndaj Skënderbeut, tekniku deklaroi se te Tirana i gjithë mjedisi punon si e si për ta shkarkuar trajnerin, edhe kur ky i fundit ka pak ditë në punë. Ai theksoi "kështu nuk vazhdohet" dhe "më mirë largohem vetë".

Sidoqoftë, ato ishin fjalë në nerva e sipër, sepse presidenti Refik Halili nuk e ka pranuar dorëheqjen. Numri 1 i klubit të Tiranës e bindur trajnerin të vazhdojë punën. Nuk i dihet se si do të mund të punohet me një presion dhe situatë kaq qesharake, por le të shohim.

Të fundit