Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Partia Socialiste arriti të fitojë zgjedhjet e 25 qershorit në territorin e bashkisë aktuale Tiranë falë rezultatit shumë më të thellë në zonat e ish-komunave ku pjesëmarrja qe ndjeshëm më e lartë ndërkohë që votuesit e Tiranës qytet i dhanë më pak vota se sa katër vjet më parë.
Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se Socialistët morën në territorin e Bashkisë së re Tiranë rreth 3,500 vota më shumë nga sa kishin marrë katër vjet më parë, por në 13 ish-komunat përreth kryeqytetit, ata arritën të marrin rreth 6 mijë vota më shumë ndërsa në territorin e Tiranës qytet morën 2,500 vota më pak. Votat minus te socialistët janë një një qindarkë në krahasim me votat minus të demokratëve, ndërkohë që Lëvizja Socialiste për Integrim pësoi rritje të ndjeshme në të gjithë territorin e bashkisë së re, me rritje të konsiderueshme në ish-komunën Zall Herr si dhe në lagjet 11, 7 dhe 5 të kryeqytetit.
Lista e votuesve të Tiranës qytet u shtua me 36 mijë vetë përgjatë katër viteve të fundit por banorët e të 11 lagjeve të Tiranës hodhën më 25 qershor gati 27 mijë vota më pak se sa katër vjet më parë. Të dhënat e zgjedhjeve të vitit 2013 dhe ato të vitit 2017 të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë se fitorja e Partisë Socialiste qe e thellë, por kjo fitore qe më shumë rezultat i braktisjes së opozitës nga elektorati se sa qe rrjedhojë e rritjes së mbështetjes për partinë në pushtet.
Në qytetin Tiranë të dielën 541 mijë shtetas patën të drejtën e votimit dhe nga këto afro 268 mijë ose 49 për qind votuan. Katër vjet më parë, numri i votuesve qe 297 mijë nga 505 mijë emra në listat e zgjedhësve ose 59 për qind. Një pjesë e madhe e shqiptarëve me të drejtë vote gjenden jashtë vendit dhe nuk kanë mundësi fizike të votojnë për shkak se Shqipëria nuk jep votim me postë apo votë elektronike në distancë. Numri i shqiptarëve që realisht janë në emigrim nuk dihet me saktësi dhe për rrjedhojë, shkalla reale e pjesëmarrjes në zgjedhje nuk është e mundur të dihet. Megjithatë, duke marrë parasysh se lista e votuesve është shtuar në Tiranë me 36 mijë vetë gjatë katër viteve të fundit dhe numri i votave ka rënë me gati 30 mijë, atëherë votat totale të munguara janë rreth 66 mijë. Aktualisht nuk është e mundur të dihet nëse këto janë realisht vota bojkoti apo janë vota të votuesve që kanë zgjedhur të emigrojnë përgjatë katër viteve të fundit. Zyrtarisht qeveria shqiptare dhe Instituti i Statistikave nuk pranojnë hipotezën që popullsia e Shqipërisë është në zvogëlim të vazhdueshëm si pasojë e emigrimit. Vlerësimet e INSTAT flasin për një rritje modeste të popullsisë por jo rënie në shkallë kombëtare si dhe rritje të konsiderueshme të popullsisë në qarkun Tiranë.
Partia Socialiste mori 134 mijë vota në zgjedhjet e 25 qershorit në të 11 lagjet që përbëjnë qytetin e Tiranës dhe që në zgjedhjet parlamentare llogariten si pjesë e Qarkut Tiranë. Kjo është afro 2600 vota më pak se sa socialistët kishin fituar në zgjedhjet e vitit 2013. Në anën tjetër, Partia Demokratike mori vetëm 74 mijë vota, nga gati 96 mijë që pati marrë në zgjedhjet e vitit 2013. Rënia e opozitës është në realitet më e madhe se sa kaq nëse marrim parasysh që në zgjedhjet e vitit 2013, një numër partish aleate të PD-së, si Partia Republikane, konkurruan si pjesë e një koalicioni dhe morën një numër të konsiderueshëm votash. Por e njëjta logjikë vlen edhe për Partinë Socialiste, të cilës i mungojnë votat e një morie partish të vogla që qenë aleate me të më 2013 dhe që nuk morën pjesë në zgjedhjet e 25 qershorit.
Lagjja me pjesëmarrjen më të ulët në zgjedhjet e së dielës qe njësia bashkiake 4, e cila përmbledh periferinë veri-lindore të Tiranës, zona nga “Medreseja” për te Shkolla e Bashkuar. Pjesëmarrja këtu qe 46 për qind nga 56 për qind që qe katër vjet më parë. Në vend të dytë për pjesëmarrje të ulët është njësia bashkiake numër 1, e cila shtrihet në pjesën jug-lindore të kryeqytetit dhe që përfshin zonën përreth Rrugës Ali Demi. Këtu, vetëm 20 mijë nga 41 mijë votuesit morën pjesë në votime me pjesëmarrje 49% nga 57% që pati qenë katër vjet më parë. Po kështu pjesëmarrja qe 49 për qind në lagjen 3, e cila përfshin zonën e Xhamllikut.
Pjesëmarrja në njësinë 5, e cila është konsideruar gjithmonë si bastion i së majtës, kësaj here qe vetëm 51% nga 61% që qe katër vjet më parë. Kjo qe edhe pjesëmarrja më e lartë e shënuar në zgjedhjet e të dielës së kaluar në kryeqytet. Njësia 5 qe edhe zona ku socialistët realizuan fitoren më të thellë në Tiranë me 53% kundrejt 23% që morën demokratët dhe 13% të LSI. Por edhe në njësinë 5, Socialistët humbën 1,300 vota në krahasim me katër vjet më parë ndërsa PD humbi afro 2,400 vota.
Fitorja më e ngushtë e socialistëve u realizua në njësinë 8. Këtu socialistët fituan 43% ndërsa PD 33%. Në këtë lagje, socialistët morën 150 vota më pak se më 2013 ndërsa demokratët morën gati 1,700 vota më pak.
Rezultati është më i thjeshtë në pjesën tjetër të Bashkisë Tiranë të përbërë nga ish-komunat. Të trembëdhjetë ish-komunat kanë një pjesëmarrje shumë më të lartë në votime në krahasim me qytetin dhe fitorja e PS-së dhe e LSI-së është shumë më e thellë. Të dyja partitë që qenë pjesë e koalicionit qeverisës gjatë katër viteve të fundit kanë rritur numrin e votave në ish-komuna, ndërkohë që PD ka pësuar një rënie të lehtë. Të marra së bashku, në të trembëdhjetë ish-komunat, socialistët morën mbi 6 mijë vota më shumë se sa më 2013 ndërsa LSI mori rreth 2,800 vota më shumë përkundrejt rënies me 1,200 vota të PD-së.
Pjesëmarrja në votimet e 25 qershorit në ish-komuna qe 60%, më e ulët se sa pjesëmarrja 66% e vitit 2013, por shumë më e lartë se sa pjesëmarrja 49% e Tiranës qytet. Pjesëmarrja më e lartë u shënua në njësitë Shëngjergj e Bërzhitë respektivisht 70 dhe 71% ndërsa pjesëmarrja më e ulët u regjistrua në Ndroq dhe Kashar respektivisht 53 dhe 57%.
Në ish-Komuna socialistët realizuan edhe disa përmbysje të thella të rezultateve në krahasim me vitin 2013. Në Krrabë socialistët i dyfishuan votat duke fituar 69% ndërsa PD mori gjithsej vetëm 73 vota ose 5%. Në total në të gjithë ish-komunat, Partia Socialiste mori 54 për qind të votave ndërsa PD mori vetëm 24 për qind.
Zonat rurale historikisht në Shqipëri kanë qenë fushë e lehtë për fitore për partitë në pushtet, e dallueshme kjo në fitoret e thella të socialistëve në zgjedhjet e viteve 2000, 2003 e 2015 si dhe në fitoret relativisht të thella të demokratëve në vitet 2007 dhe 2011.
Socialistët e vërtetuan këtë rregull duke fituar vota në zonat rurale të Bashkisë së re Tiranë dhe duke humbur vota në Tiranën urbane. Kështu, nëse merren në tërësi njësitë përbërëse të Bashkisë Tiranë, socialistët morën 3,555 vota më shumë nga sa patën marrë në zgjedhjet e vitit 2013, por në Tiranën qytet ato morën 2,574 vota më pak ndërsa në Tiranën fshat siguruan 6,129 vota më shumë.
Edhe LSI pati një rritje shumë të fortë në numrin e votave të marra në zonat rurale që janë pjesë e Bashkisë së re Tiranë./Birn
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38