Flash News

KRYESORE

Tirana shkatërron 5-1 Luftëtarin dhe merr kreun e Superligës

Tirana shkatërron 5-1 Luftëtarin dhe merr kreun e Superligës

Tirana sot mori kreun e klasifikimit në Superligën shqiptare duke mposhtur 5-1 Luftëtarin në “Selman Stermasi”. Për kryeqytetasit mjaftoi pjesa e parë për të siguruar 3 pikët e radhës dhe për të treguar se sivjet nuk mjaftohen me mesin e tabelës.

Cobbinah dhe Batha shënuan golat e parë brenda 3 minutave (14’ dhe 17’), ndërsa në minutën e 35’ Ngoo trefishoi shifrat. Gjirokastritët dukeshin krejtësisht të paaftë për të reaguar në pjesën e parë.

45 minutat e dyta nisën me më shumë ekuilibër, sidomos pas golit të shënuar nga Çela me një goditje të bukur nga jashtë zone. 3-1, por sërish nisën aksionet e bardhebluve. Tirana shënoi edhe dy herë të tjera, fillimisht me Muçin me penallti dhe më pas me Bathën.

Ekipi i trajnerit Egbo tashmë pret si do të dalë Kukësi me Partizanin në “Air Albania Stadium”. Në ndeshjen tjetër të ditës, Teuta fitoi 1-0 ndaj Bylisit, duke marrë vendin e tretë me 32 pikë.

Të fundit