Flash News

KRYESORE

Tirana si Skëndërbeu, arkëton para nga shitjet e lojtarëve

Tirana si Skëndërbeu, arkëton para nga shitjet e lojtarëve

Edhe pse Tirana ra në Kategorinë e Parë, strategjia e tyre me të huajt rezultoi e suksesshme. Nga shitja e Merveil Ndokyt dhe Ruben Akuah përfituan rreth 650 mijë euro. Mësohet se paga mujore e dy afrikanëve ka qenë 2 mijë euro secili. Me llogari të thjeshtë, klubi për të dy afrikanët shpenzoi afro 48 mijë dollarë paga për të gjithë sezonin, megjithatë në fund përfitoi shumë herë më shumë.

Duke qenë se për të parën herë bardheblutë arritën që të gjeneronin parà në këtë formë, e njëjta politikë do të ndiqet edhe në vazhdim. Edhe me afrimet e kësaj vere do të bëhet çmos që t’i transferojnë jashtë vendit, për të mbushur arkat. Kujtojmë se është skuadra e Skëndërbeut e cila ka arritur shifra rekord me shitjen e Liridon Latifit në Hungari, ku përfituan rreth 1 milion euro apo edhe të Olainkës në Belgjikë. Një strategji kjo që mesa duket po tërheq edhe Tiranën.

Të fundit