Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Tirana thahet për ujë, Veliaj rrit taksat dhe çmimin, ja të gjitha tarifat e reja...
Gjithë ajo fushatë e egër e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për emergjencën e ujit të pijshëm, apo kundër lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm, duket se e ka pasur një synim, rritjen e çmimit të ujit për familjet dhe biznesin. Sipas njoftimeve më ët fundit thuhet se çmimi i ujit në Tiranë do të rritet nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3 për familjarët dhe nga 135 lekë/m3 në 190 lekë/m3 për bizneset. Këtë propozim Bashkia Tiranë do e bëjë për Këshillin Bashkiak, ku janë parashikuar të gjitha tarifat e reja. Rritja e çmimit do të prekë edhe tarifën fikse mujore. Aktualisht, çdo familje paguan 100 lekë në muaj si tarifë fikse dhe propozohet që kjo tarifë të dyfishohet në 200 lekë në muaj.
Relacioni i Bashkisë flet për rritje të investimeve dhe sigurimin e ujit 24 orë për Tiranën. Në vendim, parashikohet që të mos ndryshojë tarifa për ujërat e ndotura.
Këshilli Bashkiak do të mblidhet ditën e mërkurë, ku pritet të ketë debate të gjata për tarifën e re. Bashkia argumenton se, “bazuar tek nevoja totale për të ardhura, UKT sha., ka zhvilluar një strategji të tarifave dhe çmimeve për periudhën 5-vjeçare.
Tarifat propozohen të ndryshojnë në të gjithë komponentët e secilës kategori konsumatori, duke u bazuar në shitjet e ujit dhe normat e arkëtimit, të cilat rriten nga 90% në vitin 2017 në 91% në vitin 2018”. Tarifat rriten edhe për furrat e bukës apo buxhetorët. Sipas projekt-vendimit, furrat e bukës do të paguajnë nga 95 lekë/m3 që është tarifa aktuale në 130 lek/m3. Çmimet e reja parashikohet të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2018.