Flash News

KRYESORE

Tirana vlerësohet me një tjetër çmim, kësaj here në Spanjë

Pas vlerësimit si “Kryeqyteti Europian i Rinisë” për vitin 2022, Tirana ka marrë një tjetër çmim të rëndësishëm në Bilbao të Spanjës.

Juria e PICSA, në fushën e urbanistikës dhe e biznesit, vlerësoi Bashkinë e Tiranës “Për praktikat më inovative për përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje”.

“Është një frymëzim sesi mund të ndryshojnë gjërat. Qenia këtu është një mundësi për të mësuar më shumë e më mirë nga njëri-tjetri, si të jemi më të përfshirë dhe në gjendje të përmirësojmë mënyrën sesi u shërbejmë qytetarëve tanë”, tha nënkryetari Arbjan Mazniku, i cili ishte në Bilbao për të tërhequr këtë çmim.

Duke sjellë shembullin e suksesshëm të aksionit për mbjelljen e pemëve, Mazniku theksoi se transformimi që ka pësuar Tirana vitet e fundit ka ardhur falë energjisë së re të krijuar përmes përfshirjes së sa më shumë njerëzve.

“Mendoj se një nga rregullat më të mëdha që një nismë të ketë sukses është përfshirja e sa më shumë njerëzve. Kjo është pikërisht ajo që bëmë edhe me nismën e pemëve”, tha ai.

PICSA vlerësoi 113 qytete nga e gjithë bota për prosperitetin gjithpërfshirës dhe zhvillimin ekonomik.

Të fundit