Flash News

KRYESORE

Tiranë, aksidentohen dy vajza me biçikleta, makinat më pas largohen

Tiranë, aksidentohen dy vajza me biçikleta, makinat më pas

Numri i përplasjeve të biçikletave nga automjetet në rrugë është shtuar së fundmi.

Sot në mëngjes dy vajza u përplasën në dy rrugë  të ndryshme në Tiranë, ndërsa pas aksidentit makinat janë larguar.

“Më datë 17.06.2020, rreth orës 08:07, tek sheshi “Karl Topia”, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten N.C.,22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin​ e mjekëve.

Më datë 17.06.2020, rreth 08:09, në rrugën “Teodor Keko” Unazë e Re, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten D.Sh., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin​ e mjekëve..

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

Qytetarët janë detyruar të përdorin biçikletat gjatë periudhës së pandemisë për të qarkulluar për shkak të ndalimit të transportit urban.

Të fundit