Flash News

KRYESORE

Tiranë/ Arrestohen dy të rinjtë, kishin armë zjarri në makinë

Tiranë/ Arrestohen dy të rinjtë, kishin armë zjarri në

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona mëngjesin e sotëm, pasi u kapën me armë zjarri në makinë.

Në pranga janë vënë 30-vjeçari me iniciale K. H., për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", si dhe 24-vjeçari me iniciale S. S., për veprat penale "Armëmbajtja pa leje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Të rinjtë udhëtonin me mjetin tip “Audi” që drejtohej nga 24-vjeçari dhe kishte pasagjer 30-vjeçarin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tyre, në çantën e dorës të 30-vjeçarit u gjet një armë pistoletë dhe fishekë luftarak.

Pas kontrollit në banesën e 24-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan edhe një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Të fundit