Flash News

KRYESORE

Tiranë/ Arrestohet pronari i lokalit, ofronte drogë dhe lojra të palejuara

Tiranë/ Arrestohet pronari i lokalit, ofronte drogë dhe lojra të

Policia e kryeqytetit në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017’ ka vënë në pranga pronarin e një kazinoje. I arrestuari është Kristaq Sina, 42 vjeç i cili zhvillonte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit në rrugën “Mikel Marubi”, ku gjatë kryerjes së aktivitetit të lojrave të fatit, konsumohej edhe kokainë.

Sipas të dhënave të policisë, Sina, ka qenë i dënuar edhe më parë për “Armmbajtje palejë”.

Gjatë kontrollit në ambientet e kazinosë u gjendën dhe u sekuestruan 3 tavolina pokeri, 3 doza kokainë, 30 fisha për oganizim lojrash fati si dhe enë për përdorimin e lëndëve narkotike.

Materjalet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqsor Tiranë, në ngarkim të shtetasit Kristaq Sina për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhim dhe shitje të lëndës narkotike”, “Organizim i palejuar i lojrave të fatit” dhe “ Vënie në dispozicion të lokaleve për lojra të pa lejuara”.     

Të fundit