Flash News

KRYESORE

Tiranë/ Arrestohet shoferi që përplasi 5 vjeçaren

Tiranë/ Arrestohet shoferi që përplasi 5 vjeçaren

Disa orë më parë një aksident i rëndë ndodhi në rreth rrotullimin e Bathores, ku një 5 vjeçare me inicialet M.S u përplas nga një automjet.

Aksidenti qe i fortë pasi e mitura u shtrua në spital në gjëndje jo të mirë shëndetësore. Shoferi që goditi vajzën u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Por policia rreth orës 21:10 ka mundur të arrestojë shoferin në Laç, shtetasin me inicialet G.V, i cili drejtonte mjetin e tipit Opel dhe u bë shkak i aksidentit të rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 19.06.2017, rreth orës 21:10, Shërbimet e Komisariatit të Laç, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë, kan bërë të mundur ndalimin dhe shoqërimin e drejtuesit të automjetit tip 'Opel' shtetasin G.V., i cili dyshohet se tek rreth rrotullimi i Bathores ka aksidentuar shtetasen e mitur M. S., e cila është ndodhet në S.Q.U., në gjendie jo të mirë shëndetsore.

Shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë, po bëjnë shoqërimin e këtij shtetasi dhe të automjetit të tij, drejt Komisariatit të Policisë Rrugore për kryerjen e procedurave ligjore

 

 

Të fundit