Flash News

KRYESORE

Tiranë/ Audi humb kontrollin në mesnatë, humbin jetën shoferi dhe pasagjerja 28-vjeçare

Tiranë/ Audi humb kontrollin në mesnatë, humbin jetën

Foto ilustruese 

Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti me makinë në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë vonë në segmentin Tapizë-Kamëz tek rrethrrotullimi i Tapizës. Sipas policisë, shoferi dhe pasagjerja 28-vjeçare kanë humbur jetën, si dhe dy të tjerë u plagosën.

Informacion paraprak.

Në segmentin Tapizë-Kamëz tek rrethrrotullimi i Tapizës, mjeti markes Audi më targa AA 086 RF, që drejtohej nga shtetasi E.H, 34 vjeç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit si dhe pasagjerja shtetasja RR.Gj 28 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe janë transportuar për në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën edhe dy shtetase të tjera që ishin pasagjere në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të daljes nga rruga.

Të fundit