Flash News

KRYESORE

Tiranë, autobuzi i Kamzës aksidenton për vdekje të moshuarën

Tiranë, autobuzi i Kamzës aksidenton për vdekje të

Një grua e moshuar ka humbur jetën këtë mëngjes, pasi është aksidentuar nga autobuzi i linjës së Kamzës tek “Ura e Institutit”.

Informacioni paraprak nga Policia:

“Rreth orës 08:30, në Numrin e Emergjencave 112, jemi njoftuar se tek “Ura e Institutit”, në Kamëz, një autobuz linje ka aksidentuar një këmbësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se :

Tek “Ura e Institutit”, autobuzi i linjës së Kamzës, me drejtues shtetasin B. Ç., ka aksidentuar me vdekje, një shtetase (femër), ende të paidentifikuar, të moshuar.

Mjeti dhe drejtuesi ndodhen në vendngjarje.”

 

Të fundit