Flash News

KRYESORE

Tiranë/ Bilanci i policisë për 12 orët e fundit, 5 shofer të arrestuar dhe 28 patenta të pezulluara

Tiranë/ Bilanci i policisë për 12 orët e fundit, 5 shofer

Në 12 orët e fundit në kryeqytet, 5 drejtues mjetesh kanë rënë në pranga të policisë ndërsa janë janë pezulluar 28 leje drejtimi.

Policia njofton se kontrollet janë zhvilluar në kuaër të detyrave të përcaktuara në Planin e Ri të Masave “Për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore”.

Janë evidentuar dhe arrestuar në flagrancë:

* 5 drejtues mjetesh që drejtonin automjetin në gjendje të dehur, ku njëri prej tyre si rezultat i drejtimit të automjetit në gjendje të dehur ka dalë nga rruga por pa pasoja.

Janë pezulluar 28 Leje Drejtimi, konkretisht:

  • 10 Leje Drejtimi për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara
  • 18 Leje Drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur

Gjithashtu janë vendosur:

-29 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit,

-18 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,

-16 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,

-5 masa administrative për shkelje të semaforit,

-9 masa administrative për mungesë kontrollit teknik të mjetit,

-4 masa administrative për gara shpejtësie,

-4 masa administrative për xhama të errët,

-si dhe 34 masa të tjera administrative të ndryshme.

 

Të fundit